PDK e fut në listë për deputete gazetaren nga Drenica

Donjeta Bytyqi nga Skenderaj, me profesion gazetare, po garon për herë të parë për deputete të Kuvendit të Kosovës, raporton DrenicaOnline.

Ajo ndodhet në listën e PDK-së ndërsa më parë ishte edhe asambliste në Skenderaj dhe gazetare në disa mediume.

 

Njoftimi i saj i plotë:

Te nderuar, familjar, miq, kolegë!

 

Si aktiviste për më shumë se 15 vite, anëtare e kryesisë dhe Këshillit Drejtues, dega në Skenderaj, sot kam pranuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës që të jem pjesë e listës zgjedhore të PDK-së!

Duke qenë e vetëdijeshme se gara elektorale nuk është e lehtë dhe parasegjithash sfiduese, me vetëdije të plotë kam vendosur që të jem pjesë e ekipit të fitores brenda lëvizjes politike me të mirë qe ka pasur Kosova, Partisë Demokratike të Kosovës, nën drejtimin e Kryeministrit të ardhëshem Enver Hoxhaj.

Pavarsisht se PDK, po përballet me mungesen e liderit dhe ish liderit të saj kryetarit Veseli dhe Presidentit Thaçi, ne do të ia dalim me emer të Zotit dhe me mbështetjen e pa kursyer te juajen siq e kemi pasur gjithmonë.

Janë dy arsye qe me kanë shtyrë të jem pjesë e kësaj gare, e para degradimi nga koalicioni i shpresës për më shumë se një vit dhe e dyta përpjekja e secilit nga ne për të kompenzuar sado pak mungesen e z. Thaqi dhe z.Veseli si vlera sublime të UÇK-së dhe si mungesë e pa kompenzuar pë Kosovën!

Si vajzë e një veterani, jam me mish e shpirt pranë seciles ide dhe kauzë që mundëson kthimin e çlirimtarve në vendlindje si fitimtar!

Jam dhe do të përkushtohem për një jetë me të mirë për secilin nga ju duke jetësuar planin me te mirë ekonomik që ka Republika e Kosovës përmes PDK-se!

Unë ju premtoj bashkpunim, ju premtoj që një zë më shumë do ta keni brenda Kuvendit të Kosovës!

Unë besoj në ju, pres nga ju!

Nëse ju me mbështetni sot, keni mbeshtetur vetën tuaj dhe synimet e juaja!

Na priftë e mbara!

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *