Nisma ende s’e ka gati listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë

Kreu i Nismës Socialdemokrate thotë se duhet të presim edhe të paktën 24 orë për të parë listën zgjedhore të kësaj partie.

Kryetari Fatmir Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në por ende s’e kanë vendosur për renditje.

“Sipas ligjit kemi kohë të përmirësimit edhe 24 orë tjera”, tha Limaj në Kanal10.

“Kemi dorëzuar listën ndërsa e numrave do të kemi kohë edhe këtë 24 orësh, ndonjë gabim, ndonjë lëshim. S’e kemi listën përfundimtare të radhitur ashtu si duhet”, shtoi ai.

“Është një ngërthim edhe i moshave edhe i profileve, por ajo çka është më e rëndësishme, tabani i të gjithëve është atdhetar”, shpjegoi Limaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *