Spanja po përjeton të ftohtin më të madh në 20 vjet

Të paktën shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit në – dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë.

Temperaturat arritën në -25 gradë celzius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit – nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora që la pas stuhia Filomena është shndërruar në akull, duke shkaktuar telashe në transport, raporton BBC.

Ka qenë një sasi e jashtëzakonshme bore dhe akulli për Spanjën, ku dimrat zakonisht janë mjaft të butë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *