Komuna e Prishtinës njofton se nga e mërkura fillon pagesa për makinat e parkuara në rrugë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, , në konferencën për prezantimin e fillimit të projektit të menaxhimit të parkingjeve publike dhe mënyrat e pagesave, tha se nga dita e nesërme do të fillojë zbatimi i pagesës për çdo makinë në hapësirat që janë të shënuara në rrugë.

Ahmeti tha se ndërtimi i parkingut të Prishtinës do të zvogëlohet numri i veturave në qendër.

“Kemi bërë një zgjidhje që do t’i adresojë shumë gjëra. Do të bëjëm zvogëlimin e veturave në qendër”

 

“Nga nesër do të fillojmë zbatimin e pagesës për çdo makinë në hapësira që janë të shënuara në rrugë. Nga nesër po ashtu fillon fushata një javore vetëdijësuese në krejt qytetin”

Tutje, Ahmeti tha se për personat që nuk janë rezident të Prishtinës, për ta kufizimi vlenë prej dy orësh.

Mundësia e parë e pagimit të parkinigut është përmes aplikacionit Prishtina Parking, raporton EO.

“Mundësia e dytë është përmes operatorëve IPKO e VALA. Marrëveshjet i kemi përmbush më të dy operatorët”

“Mundësinë e tretë e kemi me një pajisje që quhet “Parking metër” kryesisht vlenë për biznese”

“Mundësia e katërt është përmes biletave fizike që blehen në postë”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *