Zeka: Valoni nuk e urren diasporën, po flet çka mendon

Ish-deputeti Milaim Zeka është takuar sot me gazetarin Valon Syla, që ditëve të fundit ka qenë në cak të reagimeve pas deklaratës që ka bërë për diasporën.

Zeka thotë se është takuar me Sylën pas të gjithë atyre reagimeve.

Sipas Zekës, pa diasporën nuk do të kishte as sistem paralel, as luftë, as UCK e asgjë tjetër.

Ish-deputeti thotë se gazetari Syla nuk e urren diasporën, mirëpo, e thotë atë që e mendon./

Shkrimi i plotë:

Takim me Valon Sylen

Sot, pas gjithe atyre “sharjeve”, u takova me Valon Sylen, edhe thash me vete me ja pagu nje raki, ne menyre qe mos me na “sha” pa pare.

Valonit i thash, qe me krejte budallakite qe i ka diaspora, mos me kane ne, bash bagla te kalit kishin hanger shume njereze. Mos me kane diaspora, as nuk kish pas sistem paralel, as lufte, as UÇK, as kurgja hiqe.

Valoni, ashtu sikurse une, shpesh ja fute si kau peles, ama ashte njeri i mire. Hiq nuk e urren diasporen, po flet thjeshte çka mendon…!

https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/1331234377238602

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *