Sot nuk do të ketë masa shtesë, por vetëm propozime

Sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë takim me institucionet përgjegjëse ku do të diskutohet për zbatimin e masave kundër COVID-19.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Derisa në media u përfol se sot do të mund të merren masa shtesë ndaj COVID-19, Express ka mësuar nga Qeveria e Kosovës se sot nuk do të merren masa shtesë.

Nga Qeveria është thënë se gjatë takimit do të ketë propozime për gjendjen me pandeminë por jo edhe masa tjera.

Takimi i sotëm pritet të mbahet në oraën14:00, ndërsa, një orë më vonë, do të ketë edhe konferencë për media.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë javës së kaluar ka thënë për Express se situata epidemiologjike do të analizohet në baza të  rregullta dhe në varësi të asaj mund të propozohen masa të reja.

Zemaj kishte thënë se për momentin do te vazhdohet me masat që janë në fuqi dhe është ende herët të dihet se si do të veprohet në mënyrë specifike me secilin sektor apo veprimtari në fund të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *