Rasti i shuarjës së policit 26 vjeçar në Shqipëri, kamera e sigurisë zbulon gjithçka

Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e efektivit të policisë Xhuljano Prela. Nga kontrolli i të sigurisë polica ka mundur të identifikoje automjetin dhe autorët e kësaj ngjarjes.

Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave. Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, deri tani dyshimet janë se ka patur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes. 26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një të afërm të tij. tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *