Konjufca: Duke ecur VV-ja me Ramushin nëpër urë, Ramushi po i thotë LDK-së ‘po e dridhim urën’

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Aleancën për Ardhmërine e Kosovës.

Konjufca në Pressing të T7 ka ironizuar me fuqinë politike të AAK-së madje i ka bërë  thirrje publike Haradinajt që të mos e përdor Vetëvendosjen për të shkuar te LDK-ja

“Duke ecur Vetëvendosja neper urë me ramushin, ramushi po i thote LDKse unë e VV po e dridhim urën. Unë nuk po du që ramushi dhe aak me përdorë, me keqpërdor VV për me shantazhu të tjerët, bile i bëj thirrje publikisht zotit haradinaj mos me përdor vv e me shku te ldk-ja. Nuk e ka atë kredit me shku te ldk me shku me fol për besë a dinë na me VV 60 përqnid i marim dhe iu sosim krejt, ska nevojë”, ka thënë Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *