Mbi 7 mijë biznese kanë aplikuar për 5 milionë euro të Komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, ka bërë të ditur se 7 mijë mikro-biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar për fondin 5 milionësh të Komunës, por vetëm mbi 4000 prej tyre kanë kaluar, pas pastrimit të listave,shkruan Kosova Post.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele.

Sipas tij, lista përfundimtare e përfituesve do të publikohet shumë shpejt dhe do të procedohet në Thesar për ekzektutim.

 

Postimi i plotë:

Mc shumë se 7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës. Pas pastrimit të listave, përjashtimit të bizneseve që nuk janë të Prishtinës dhe atyre që nuk jamë aktive kanë kaluar mbi 4,000 biznese. Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim.

P.S. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *