Mbrojti interesat e Kosovës në OKB, Susan Ricen pjesë e kabinetit të Biden

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden njoftoi emërimet e reja për kabinetin e ardhshëm, duke përfshirë Susan Ricen, e cila do të jetë këshilltare për politikën e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

Susan Rice, 56-vjecarja afrikano-amerikane dhe ish-këshilltare e Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës së Barack Obamas, është një nga zyrtaret më me përvojë të qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe ka aftësitë për të qenë në qeverinë federale, raporton TCh.

 

 

Rice, e cila ishte gjithashtu ambasadore në Kombet e Bashkuara, disa herë ka mbrojtur interesat e Kosovës gjatë seancave dëgjimore të Këshillit të Sigurimit.

Biden gjithashtu emëroi, Tom Vilsack si Ministër të Bujqësisë, një pozicion që 69-vjeçari mbajti gjatë presidencës së Obamës.

Presidenti i sapozgjedhur deklaroi në shpjegimin e emërimit se këta njerëz do të “sjellin nivelin më të lartë të përvojës, dhembshurisë dhe integritetit” për të zgjidhur problemet me të cilat përballen amerikanët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *