Kjo është mënyra për aplikimin e tërheqjes së 10%-shit nga Trusti
Sot në ora 15:00 do të hapet sistemi online për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust.
Aplikimi në www.trusti10.org pritet të jetë i thjeshtë, ku numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta.
Është bërë e ditur se qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10 përqindëshit të Trustit Pensional në 4 muajt e ardhshëm.
Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët që kanë kursime deri në 10 mijë euro do të rimbursohen nga Qeveria duke filluar nga viti 2023.