Një i vdekur dhe nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Shajkovc të Komunës së Podujevës, shkruan Kosova Post.

Aksidenti ka ndodhur mes të një traktori dhe tre veturave, ku janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Në raportin e Policisë po ashtu është bërë e ditur se drejtuesi i traktorit është dërguar në mbajtje.

 

“Fsh.Shajkovc, Podujeve 09.12.2020-17:30. Raportohet se ka ndodhur trafiku ne mes të një traktori dhe tre veturave. Si pasojë e aksidentit dhjetë persona meshkuj  kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne , njeri prej tyre, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës mashkull  kosovar dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i traktori – i dyshuari mashkull kosovar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *