Bordi i Postës i rrit pagën kryeshefit Xhevdet Smakiqi në 2500 euro, për punëtorët pagat pritet të zvogëlohen

Sot është bërë e ditur se Bordi i Postës së Kosovës ka vendosur me vendim për rritje enorme të pagës për kryeshefin e ri, Xhevdet Smakiqi në 2500 euro.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, që posedon Kosinfo, Bordi i Postës tanimë ka marrë vendim për ulje pagash për punëtorët e Postës së Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen.

Teksa Kosova po përballet me gjendje të rëndë ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, disa zyrtarë kanë vendosur të rehatojnë vetën. Më 3 dhjetor 2020, në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës është vendosur të rritet paga për 30% për zyrtarët të saj të lartë. Si duket zyrtarët e lartë nuk e kanë hallin e punëtorëve të tyre që nuk kanë marrë ende pagat e muajit të kaluar e kjo për shkak të gjendjes aspak të mirë financiare të kësaj ndërmarrjeje.

Ndonëse Bordi i kaluar i Postës, sa ishte kryeministër i Kosovës Albin Kurti, për shkak të gjendjes së keqe financiare i kishte zbritur pagën zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrje publike.

Në dokumentin e siguruar nga lajmi.net Kryeshefit të Postës (19 nëntor), Xhevdet Smakiqi, do të marr pagë hiç më pak se 2 mijë e 500 euro. Paga enorme kanë edhe zyrtarë të tjerë: Zëvendës i Kryeshefit Ekzekutiv, 2100 euro, zyrtar kryesor i Financave dhe Thesarit 2100 euro, këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës 2100 euro, zyrtar i Auditimit të Brendshëm 2100 euro.

Smakiqi ka vendosur të mos jetë i kujdesshëm sikurse ish-U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, i cili kishte vendosur për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike, për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

Përmes vendimit, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës thot se po i kthejnë përkohësishtë koeficientet e mëparshëm për gradat 17 dhe 16 që i bie të kryeshefit ekzekutiv dhe të tjerëve me pozita të larta.

Si arsyetim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës thotë se ka qenë diferenca e pagave mes gradës 17 dhe 16 me gradat 15 e më poshtë e duke mos përmendur askund nëse ka probleme financiare apo janë rregulluar ato.

“Deri të miratimi i këtij vendimi për kthimin e përkohshëm të koeficientit të mëparshëm për gradat 17 dhe 16, ka ardhur si rezultat i diferencës së pagesës disbalansuese në mes të gradave të mëposhtme, përkatësisht në mes të gradës 17 dhe 16 me grada 15 e më poshtë. Ky vendim është i përkohshëm, përkatësisht deri sa të bëhet rikustruktimi i përgjithshëm i koeficienteve pagave për të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës Sh.A”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryesues i Bordit të Përkohshëm Leonard Shabanaj .

Ndërkaq, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, nëpërmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, i ka dërguar shkresë Bordin e Përkohshëm të Postës së Kosovës, duke i bërë thirrje që të anulojë vendimin për ndryshimin e koeficientëve të pagave.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se ndryshimi i koeficientëve të pagave në këtë kohë, kur Posta e Kosovës nuk qëndron në gjendje të mirë financiare,  është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet, ndërsa po ashtu në komunikatë thuhet që Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka sugjeruar më parë këtë ndërmarrje që të zvogëlojë pagat për 30% për pozitat e larta udhëheqëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *