Osmani nga Kuvendi: Serbia të kërkojë falje për krimet

Kryeparlamentarja ka kërkuar në Kuvend të Kosovës nga liderët serb që të kërkojnë falje për krimet e kryera gjatë luftës.

Ajo ka thënë se asnjë nga liderët serb nuk është i gatshëm të ulet e të kërkojë falje.

“A është e  gatshme, jo një jo e madhe, asnjë nga liderët serb nuk qe e gatshme që të përkulet e ti kërkojë falje, ta bëjë atë qqë e bën një qenie njerëzore”, tha e njëjta.

“Presidenti serb vazhdon ta glorifikojë Millosheviqin, kryetari i Kuvendit serb kërkon nga serbët që të mos i tregojë ku janë varrosur kosovarët, sot kryeministrja serbe i quan të ardhur nga mali kosovarët”, thotë Osmani.

Ajo shton se mospranimi i fajit po e mban peng dialogun.

“Mospranimi i fajit nga Serbia po e mban peng dialogun, e mbi të gjitha mungesa e drejtësisë por ne nuk mund të heshtim e nuk do të rreshtim së punuari”, ka thënë Osmani. ge

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *