Hooper: Sylejman Selimi u emërua nga Haradinaj, jo nga Thaçi-për Rrustem Mustafën s’pati shkelje

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati, , ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake lirimin e përkohshëm të ish-presidentit.

Me anë të një parashtrese prej 28 faqesh, ai ka renditur argumentet e tij që ndërlidhen me kundërpërgjigjen ndaj fakteve të prezantuara nga Prokuroria e Specializuar për arrestimin e Thaçit dhe mbajtjen e tij në paraburgim.

Hooper, në parashtresat e tij i është kundërpërgjigjur zyrës së Prokurorit të Specializuar për pretendimet se Thaçi, duke dashur të ndikojë në një proces të mundshëm ndaj tij, me akt të dyshuar korruptiv dhe me tendenca të caktuara, ka emëruar në pozita politike ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi si dhe ish-komandantin e zonës së Llapit, në pozita të larta shtetërore

 

Hooper në argumentet e tij, ka thënë se në Thaçi s’e kishte asnjë lidhje me emërimin e Sylejman Selimit si këshilltar në qeverinë e Kosovës.

Avokati thekson se Selimi ishte emëruar nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, dhe pa njohurinë e Thaçit.

“Në lidhje me emërimin e Z. Syleman Selimi si këshilltar i qeverisë. Çështja është e thjeshtë: nuk kishte asnjë lidhje me z. Thaçi. SPO nuk sugjeron ndryshe. Z. Selimi u emërua nga ish Kryeministri, Ramush Haradinaj. Emërimi i tij u bë në mënyrë të pavarur dhe panjohuritë e z. Thaçi”, thuhet në arsyetimin e avokatit, David Hooper.

Hooper tutje sqaron edhe rrethanat e emërimit të Rrustem Mustafës. Për këtë, Hooper ka theksuar se Thaçi ka folur mjaftë gjatë intervistimit nga Prokuroria e Specializuar, dhe aty është sqaruar e gjithë çështja.

“Sa i përket çështjes së zotit Mustafa, Thaçi e ka shpjeguar në formë të detajuar, në intervistimin e tij nga Prokuroria e Specializuar, në atë se ku qëndron përgjegjësia për emërimin e tij”.

Avokati  tutje thotë se Prokuroria e Specializuar i ka marrë si të mirëqena disa keqkuptime të shkaktuara nga raportimet e medieve, pa i verifikuar më parë ato.

Hooper thotë se nuk ka pasur asnjë tendencë që të fshihet emërimi i Rrustem Mustafës si këshilltar politik i Thaçit, pasi që siç deklaron ai, për këtë akt është njoftuar Agjencia Kundër Korrupsion.

Pretendimi zbulon një keqkuptim thelbësor nga ana e medieve, dhe për fat të keq, ai qu miratua shumë lehtë nga SPO pa shqyrtim të mëtejshëm. Ajo që ZPS  nuk arrin të informojë PTJ është se, nën ligji anti-korrupsion, Z. Mustafa ishte nën një detyrë të informonte personat përkatës, pra agjencinë për emërimin e tij, si dhe të ardhurat përkatëse brenda 30 ditëve. Këtë ai e bëri. Në të kundërt, Agjencia Kundër Korrupsionit bën njoftimet e saj publike në veçanti, datat brenda vitit kalendarik dhe emërimi i Zoti Mustafa ishte në përputhje me atë praktikë. Nuk ka asnjë të vërtetë se ka pasur përpjekje për t’u fshehur emërimi nga vëzhgimi publik. Mjafton të theksohet se Anti-Korrupsioni nuk ka arritur në përfundimin se emërimi ishte në të vërtetë i korruptuar, ose i bërë për një qëllim i pahijshëm ose të jashtëm”, ka theksuar në argumentet e tij, avokati David Hooper, shkruan lajmi.net. Në 28 faqet e parashtresës, Hooper i është kundërpërgjigjur Prokurorisë edhe për pretendimet në lidhje me intimidimin e personave që mendojnë ndryshe për luftën e UÇK-së. Prokuroria në këtë rast kishte përmendur rastin e Shkëlzen Gashit.

Po ashtu, Hooper në parashtresën e tij ka thënë se Thaçi përgjatë 20 viteve karrierë politike ka qenë i angazhuar për paqe dhe pajtim me Serbinë, duke nënvizuar përpjekjet e tij për dialog.

Avokati po ashtu ka përmendur faktin se Thaçi në të kaluarën ishte i nominuar edhe për çmim Nobel

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *