Gazetari Driçim Caka zbulon detajet e frikshme: Polici e vrau Klodian Rashën 50 metra larg banesës, në kamera shihet teksa ikën me vrap

Gazetari zbulon se në pamjet e kamerave të sigurisë nuk rezulton në asnjë moment që Klodian Rasha, të ketë nxjerrë armën drejtuar policisë.
Featured image of article: Gazetari Driçim Caka zbulon detajet e frikshme: Polici e vrau Klodian Rashën 50 metra larg banesës, në kamera shihet teksa ikën me vrapKlodian Rasha dhe foto ilustruese

TIRANË– Gazetari Driçim Caka që mbulon prej vitesh çështjet e kronikës së zezë, zbulon se në pamjet e kamerave të sigurisë nuk rezulton në asnjë moment që Klodian Rasha, i riu që u ekzekutua sot në mëngjes nga Policia të ketë shfaqur kërcënim. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari thotë se i riu shihet në video teksa ikën me vrap, ndërsa sqaron se efektivi e vrau 50 metra larg banesës.

POSTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit vrau një djalë të ri të pafajshëm.
Në asnjë moment nuk dallohet në kamerat e sigurisë se ai i drejtoi armën policëve.
Në asnjë moment nuk u pa që ai të sulmonte policët.
Në asnjë sekuencë të kamerave që u fshehën, ai nuk shfaq kërcënim, por vetëm ikën me vrap. Po po, ikën me vrap nga frika e një gjobe karantine ndoshta…
Edhe nëse kishte pistoletë (duke besuar versjonin e Policisë), ai e kishte hedhur shumë më parë, prandaj polici nuk kishte pse ta qëllonte.
Efektivi i Policisë nuk qëlloi në ajër, nuk zbatoi procedurën duke e qëlluan në këmbë.
50 metër ishte larg 25-vjeçari nga dera e banesës. Fati deshi që rruga t’i pritej në mes dhe nga kush: Policia e Shtetit, ata që duhet të na mbrojnë.
Arrestimi I policit është minimalja që duhet bërë. Përgjegjësia është akoma më e madhe…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook AL-PRESS.ONLINE 

Vrasja ndodhi në orën 01:45 pas mesnate. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(F.g/dosja.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *