Zëdhënësja e PSD: Për BE-në jemi interesant si punëtorë, ajo nuk na sheh si qytetarë

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka cituar intervistën me ambasadorin gjerman, me ç’rast ka thënë se qytetarët e Kosovës marrin lehtë e shpejt viza vetëm kur i duhen Evropës si fuqi punëtore.

 

 

Ajo është shprehur se BE-ja nuk i sheh kosovarët si qytetarë por si punëtorë.

 

 

“Ambasadori gjerman në intervistën e dhënë për Express na e kujtoi një çështje që gati e kishim harruar: Kosova s’ka pse kërkon liberalizim vizash. Parave të Kosovës nuk iu kërkon kush viza. Qytetarëve po. Mallrat evropiane e kanë derën hapur këtu. Paratë e Kosovës lëvizin lirshëm po ashtu drejt Evropës”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Postimi i plotë:

Ambasadori gjerman në intervistën e dhënë për Express na e kujtoi një çështje që gati e kishim harruar: Kosova s’ka pse kërkon liberalizim vizash.

Parave të Kosovës nuk iu kërkon kush viza. Qytetarëve po. Mallrat evropiane e kanë derën hapur këtu. Paratë e Kosovës lëvizin lirshëm po ashtu drejt Evropës.

Siç duket, ato janë mjaft evropiane, i kanë plotësuar kriteret. 50% të shumës së përgjithshme të importit në Kosovë vjen nga BE. Shifrat nga Agjencia e Statistikave tregojnë për 12 miliardë euro vlerë që Kosova i ka dërguar ndër vite. 1.7 miliard ishte viti i fundit, përkundër 138 milionëve që kemi eksportuar. 12 me 1 është bilanci negativ tregtar.

Qytetarët e Kosovës marrin lehtë e shpejt viza kur i duhen Evropës si fuqi punëtore. 140 mijë euro llogaritet të kushtojë përgatitja për një mjek të përgjithshëm në Kosovë. Mbi 200 mijë një specialist. Kostoja gjermane është shumë herë më e madhe. Por Gjermania i merr falas, pa asnjë kosto. Me vizë e pa vizë, mjekë, infermierë, inxhinierë, punëtorë të IT të përgatitur nga sistemi i varfër i Kosovës pa asnjë kosto po i shkojnë sistemit të pasur gjerman.

Ky është momenti për të thënë: Ikja e trurit është shfrytëzim.

Për Bashkimin Evropian mund të jemi “interesant” si punëtorë, nuk jemi të këqij as si konsumatorë. Por nuk na shohin dot si qytetarë. PSD

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *