Dyshohet për një mjet shpërthyes në një autobus në Llapushnik

Një qytetar ka raportuar në Polici këtë pasdite se në një autobus i cili gjendet në fshatin Llapushnik dyshohet për një mjet të dyshimtë.

 

 

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

 

 

“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjendet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë”.

”Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vendngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, deklaroi Krasniqi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *