Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Koordinatorin Nacional kundër dhunës në familje kanë organizuar takimin e përbashkët në kuadër të fushatës për eliminimin e dhunës ndaj grave “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas”

Zëvendësministret e MPL-së, znj. Emini dhe znj. Shkodra kanë marrë pjesë në takimin e përbashkët të organizuar nga MPL dhe Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, z. Florian Dushi në kuadër të fushatës “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas”, me ç ‘rast së bashku me Zyrtarët Komunal për Barazi Gjinore është diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe bashkëpunimin e institucioneve për parandalimin e dhunës në familje.

Po ashtu në këtë takim është ri konfirmuar edhe njëherë gatishmëria e MPL-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin për promovimin e të drejtave dhe rolit të gruas në Kosovë si dhe janë ndarë informacione lidhur me mekanizmat e MPL për të siguruar përfaqësimin e barabartë gjinor në Komuna dhe Ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *