Sabit Geci kthehet në burg, vajza e tij thotë se vendimin e mori një gjyqtar serb

Me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Geci tani dënimin do ta vuajë në burg, shkruan Kosova Post.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe vajza e Sabit Gecit, Fitore Geci-Gagica.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se e ka habitur fakti që është marrë vendimi që babai i saj të kthehet në burg.

Më shqetësuese sipas saj është se vendimi është marrë nga një gjyqtare serbe.

Në ndërkohë trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në pati dënuar me 15 vjet burg Sabit Gecin për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999.

Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës në burgun në Cahan. Riza Aliaj u dënua me 12 vjet burgim, Shaban Hoti nga Rezalla me 7 dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj me 6 vjet burgim.

I njëjti për shkak të gjendjes së rënduar me shëndetin, burgun po e mbante në shtëpi.

Reagimi i plotë i vajzës së Sabit Gecit, Fitores, pa ndërhyrje:

Me habite jashtëzakonisht fakti se si eshte e mundur qe per nje njeri si Sabit Geci i cili ka plage te pashëruara nga lufta dhe shume diagnoza qe duhet te trajtohen ,te merret nje vendim qe te kthehet ne burg. Nuk me habite fakti qe kete vendim e mori nje gjyqtare serb sepse deshira e tij ishte dhe eshte qe ai te mos jete i gjalle por me habite fakti qe ne si popull , si instutcion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zerin per njerzit e luftes qe plaget e tyre akoma kullojne gjak. .

Jemi maltretuar shume dhe ende po maltretohemi me vuajtje te lloj-llojshe per qellime te ndryshe por une si vajza e Sabit Gecit e di karakterin e prindit tim qe eshte dhe do te jete i pathyshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *