Merkel ‘takohet’ me Vuçiqin, bisedojnë për dialogun me Kosovën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar një takim në mënyrë virtuale.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë në mënyrë ‘online’ me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.lajmi.net

Siç bëjnë të ditur mediet serbe, takimi-biseda virtuale është zhvilluar pasditen e së enjtes.

Vuçiq ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram ku edhe ka bërë të ditur se temë e këtij takimi virtual ishte lufta kundër koronavirusit, marrëdhëniet Serbi-Gjermani, zgjerimi i Bashkimit Evropian si dhe temë kryesore ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Mediet serbe bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes Vuçiq pritet të tregojë detaje të kësaj bisede përmes mediumit publik serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *