Konfirmohet seanca e nesërme ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do të votohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike, shkruan Kosova Post .

​E vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë: “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-016 per Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.”

Seanca e ditës së nesërme është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës amandamentet e së cilës janë pranuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe përfshijnë 200 milionë euro për bizneset, kompensim i parave të trustit për të gjithë personat që kanë deri në 10 mijë euro kursime dhe 300 euro për të gjithë ata që e kanë humbur punën gjatë pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *