Dhuna në familje, Agnesa Vuthaj shfaqet me syrin e nxirë (FOTO)

Modelja e njohur, Agnesa Vuthaj është bërë pjesë e projektit të veçantë ‘I’m Standing With You’, e cila në shqip do të thotë ‘ Unë jam me ty’, i cili ka për qëllim të përkrahë gratë dhe fëmijët në të gjithë botën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Agnesa ka treguar se është bërë pjesë e sfidës #iseeyouchallenge.

Agnesa postoi një foto të vetes duke mbuluar një pjesë të fytyrës, ndërsa në anën tjetër shihet teksa syri i saj është ngjyrë leila. Krahas fotos, modelja shkruan se dhuna në familje është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë.

“Sot ne po vijmë së bashku me gra nga e gjithë bota për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje!

Gjatë pandemisë këtë vit, dhuna në familje ka vazhduar të rritet në mënyrë eksponenciale në të gjithë globin.

Bashkohuni me fushatën tonë @ mission.org_official duke postuar një foto me dorën tuaj që mbulon njërën anë të fytyrës tuaj dhe më pas shënoni të paktën 10 gra që ju njihni për t’u bashkuar me sfidën tonë #iseeyouchallenge, për nder të muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje”., shkruan Agnesa.

r.g/fjala.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *