“Qytetarët kanë nevojë për alternativë”/ Topalli: Nuk i duan Ramën dhe Metën, Bashën s’e llogarisin fare

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli konformoi pak ditë më parë rikthminin në politikë, duke krijuar ‘Lëvizjen për ndryshim’, nën siglën e së cilës do të kandidojë në zgjedhjet e 2021.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për media, Topalli nuk nguroi të sulmonte Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Ajo u shpreh se ata i kanë kapur partitë e tyre dhe se njerëzit kanë nëvojë për alternativë, jo për monopolizim.

“Sipas sondazheve njerëzit nuk votojnë për liderat që kanë kapur partitë e tyre. Sipas sondazheve urrejtja ndaj kësaj qeverie është më e madhja se ndaj qeverie. Nuk votojnë as për Ilir Metën e Lulzim Bashën se llogarisin fare. Ata kanë votën e shenjtë. Prandaj qytetarët kanë nevojë për alternativë.” – tha ndër të tjera Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *