“Në spital ka paisje të tmerrshme”/ Mjeku i “shkatërron” konferencën e shtypit të Kryeministrit

Ndër temat më të diskutuara televizive aktualisht është rritja e menjëhershme e numrit të të infektuarëve, duke thyer rekorde çdo ditë.

I ftuar në “Open” te Eni Vasili, mjeku i njohur Arian Mezini tha se në spitale nuk ka kushte, sepse ka mbi 4 apo 5 veta të sëmurë me koronavirus dhe kjo kërkon vënien në punë të spitaleve të tjera, pasi nuk është normale që të rrijnë kaq shumë të sëmurë bashkë.

Deklarata e mjekut  Mezini ishte shkatërruese për krejt konferencën e shtypit të kryeministrit, i cili sulmoi këdo,  madje përmendi se disa analistë që thonë se në Tiranë po vetvriten mëqënëse zhurmat në dhoma janë të tmerrshme.

Kryeministri ironizoi opozitën si dhe tha se vetvrasjet në Tiranë janë normale dhe nuk vijnë nga kushtet në spitale. Rama mohoi se nuk ka asnjë zhurmë në dhomat e të sëmurëve me Covid-19, por vjen si shpikje e Lulit, Monës dhe Ilirit.

Ishte mjeku Arian Mezini që tha në Open se nuk kemi aparatura në spital, ka pajisje të tmerrshme që uturojnë sikur po ulet avion në pistë gjithë zhurmë aqsa shkatërron nervat e të sëmurëve.

U kundërshtua mjeku Mezini nga një drejtues shendetsie në studio, por Mezini tha se “a e di unë që jam 24 orë në spital apo ju e drejtuesit tuaj?!”.

Ajo çka tha mjeku Arian Mezini, realisht me kurajo civile, rrëzon krejt konferencën e sotme të shtypit të kryeministrit, që deklaroi sot, siç pohuam se nuk ka pajisje me zhurmë në spitale, pasi i kemi të gjitha të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *