“Ke futur fshehurazi si turist ekspertin e OKB”, Balla i publikon videon ‘bombë’ Lulzim Bashës: Ti duhet të shërbesh si dëshmitar i…

IMG_1715

 

 

Numri  2 i PS, Taulant Balla ka dalë sërish sot me një deklaratë të fortë për kryedomokratin Lulzim Basha.

Balla ka publikuar një video në rrjetet sociale ku i kërkon Bashës të japë llogari për rolin e tij tepër të dyshimtë e tinëzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK-së.

 

“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

 

Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte.

 

Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë.”, shkruan Balla.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *