Die Presse: Kosova në krizë politike, Hashim Thaçi ndërroi karrigen e presidentit me bankën e të akuzuarve

Për zhvillimet e fundit në vendin tonë, kanë shkruar edhe mediat austriake. E fundit që ka publikuar një artikull për konfirmimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është  gazeta e madhe “Die Presse”.

Ky medium, përmend faktin se Parlamenti në Prishtinë duhet të bëjë zgjidhje për një kryetar të ri të shtetit, duke kujtuar se presidenti i mëhershëm Hashim Thaçi është duke u gjykuar në Hagë.

 

“Njeriu i fortë i Kosovës, Hashim Thaçi tani duhej ta ndërronte karrigen e zyrës me bankën e të akuzuarve. Me një ngurrim të dukshëm, presidenti, i cili kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë, e lejoi veten t’ia lexojnë aktakuzën në paraqitjen e tij të parë përpara Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë në fillim të javës. Ish-udhëheqësi politik i ushtrisë së shqiptarëve të Kosovës, UÇK hodhi poshtë akuzat për përgjegjësi për krime lufte të tilla si vrasje, persekutim dhe tortura gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 1990: “Unë deklarohem i pafajshëm për çdo pikë”, ka shkruar gazeta austriake, duke theksuar se si David Hooper, avokat i Hashim Thaçit, ironizoi me mungesën e akuzave për trafikim organesh në aktakuzën kundër klientit të tij.

https://www.diepresse.com/5896067/kosovo-politische-krise-nach-anklagen-gegen-uck-fuhrer

Ndryshe, të enjtën e kaluar, ish-presidenti Thaçi, së bashku me ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe shefin e Grupit Parlamentat të LVV-së, Rexhep Selimi u transferuan për në Hagë, tek Dhomat e Specializuara. Kurse, një ditë më parë, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara./IndeksOnline/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *