Avokati serb: Mbi 50 mijë faqe dokumente dhe fotografi kundër UÇK-së u dërguan në Gjykatën Speciale nga Serbia

“Sidoqoftë, meqë kemi qenë në dijeni se ata (Kosova) nuk do arrijnë të bëjnë asgjë lidhur me këtë, çdo gjë u dërgua në Zyrën e Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte dhe Zyrës Shtetërore të Prokurorisë të Serbisë, në mënyrë që të vazhdonin hetimet kundër UÇK’së”, tha Saviq, avokati serb lidhur me bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me shtetin serb.

Serbia në mënyrë të organizuar ka bashkëpunuar dhe ka dorëzuar dokumente në Gjykatën Speciale të Hagës kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Përveç ish-prokurorit serb, Dragoljub Stakoviq, dokumente dhe fotografi në adresë të Hagës ka dorëzuar edhe ish-ministri i Drejtësisë së Serbisë, Vladan Batiq.

Kështu thuhet në një artikull të “Kosovo Online”, ku thuhet se avokati serb, Pedrag Saviq ka treguar se materiali i dërguar nga ministri serb në Hagë përmban më shumë se 50 mijë faqe dokumente dhe dhjetëra-mijëra fotografi, transmeton lajmi.net.

Batiç, sipas avokatit Saviq, kërkoi procedurimin digjital të kompletimit të dokumenteve, të cilat më pas u përcollën në Zyrën e Prokurorisë së Hagës, me kërkesën e tij.

“Sidoqoftë, meqë kemi qenë në dijeni se ata (Kosova) nuk do arrijnë të bëjnë asgjë lidhur me këtë, çdo gjë u dërgua në Zyrën e Prokurorisë së Serbisë për Krime Lufte dhe Zyrës Shtetërore të Prokurorisë të Serbisë, në mënyrë që të vazhdonin hetimet kundër UÇK’së”, tha Saviq, ish-asistenti i ministrit të apostrofuar.

Ai shpjegon se ishte e sigurt që tribunali do ta refuzonte dëshminë e supozuar nga pala serbe. Dokumentacioni për të cilin flet Saviq përmban dosje nga gjykatat serbe.

“Më shumë se 10,000 fotografi u ishin dërguar atyre nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Saviq.

Stankoviq i cili tashmë është prokuror në pension, ka treguar se i ka lejuar hetuesit e Hagës që të intervistojnë qindra dëshmitarë në Serbi.

“Detyra ime ishte të gjeja dëshmitarë, të inkurajoja ata dhe t’i bindja të jepnin deklarata për Prokurorinë Speciale. Unë s’kam marrë pjesë në intervista dhe nuk e di se kënd e kanë marrë në pyetje si dëshmitarë apo viktimë”, ka thënë Stankoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *