Zyra e Presidencës njofton për takimin me Hotin, jep pak detaje

U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hotin.

 

 

Takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional, njofton Zyra e Presidentit.

Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend.

Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. Presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë.

“Ndërkaq u.d. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi”, thuhet në një njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *