Serbët, në luftë totale ndaj UÇK-së: Kopertina e sotme e ‘Kurir’ llahtarisi publikun

Serbët kanë nisur një fushatë totale kundër -së dhe luftës çlirimtare ndërkohë që Thaçi, Krasniqi dhe drejtues të tjerë janë tashmë në Hagë.

Me tituj bombastikë dhe dëshmi të dyshimta, janë hedhur në një sulm të paprecedent ndaj shqiptarëve. Qëllimi është bërja e besueshme e akuzave për krime kundër pakicës serbe në Kosovë, ndërkohë që viktima në fakt ishin shqiptarët, e masakruar, larguar nga shtëpitë dhe përdhunuar në masë.

Kështu për shembull, “Kurir” është hapur sot me një titull të rëndë duke i quajtur Thaçin dhe Krasniqin “Monstra” ndërsa një ish-ushtarak serb jep dëshminë e tij për gazetën.

Sipas tij, UÇK ka kryer krime të tmerrshme ndaj serbve duke rrëmbyer dhe vrarë njerëz.

“Ata kanë masakruar serbët. Kemi gjetur njerëz të djegur në Gjakovë madje kanë përdhunuar edhe një vajzë 9 vjeçare në sytë e nënës”, shprehet ish-Gjenerali Vladimir Lazarevic, i cili gjatë luftës ka drejtuar Korpusin e Prishtinës, raporton abcnews. Deri më tani, familjeve shqiptare në Kosovë i mungojnë mijëra prindër dhe djem, të cilët ende nuk kanë një varr, ndërsa dyshohet se janë masakruar për ushtrisë serbe gjatë luftës duke u varrosur më pas në varre masive në territorin e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *