Haradinaj: Uroj mikun tim të kahmotshëm, Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar demokratin Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka uruar edhe zëvendës presidenten e zgjedhur, Kamala Harris.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër”.

“Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *