Rrëfimi për gruan nga Kosova që vdiq në Izmir: E kishte mbuluar djalin me trupin e saj
Një grua me origjinë shqiptare nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tragjik në Izmir, ndërsa djalii saj është në gjendje të rëndë për jetën.
Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu për Abcnews.al se Nazmiye Doğrayan 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.
Por vetëm djali kishte arritur të mbijetonte.
“Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën” tha ajo.
Vdekjen e gruas nga Kosova më herët e konfirmoi edhe ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo.