Kryetari i Malishevës infektohet me koronavirus

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është infektuar me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi për media nga komuna që ai e udhëheq, shkruan lajmi.net.

“Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës,

Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.

Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku.
Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim.

Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *