Tronditë komandantët ish-eprori i UÇK-së: A derdhem gjak në luftë për me ia … të bijve të këtyre liderëve politik – (Emrat)

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka tronditur shumë politikanë të Kosovës, sidomos komandantët e UÇK-së që tashmë janë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

 

 

 

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se a luftuan dhe a derdhën gjakë ushtarët e UÇK-së për siç shprehet ai me ia thye komandantëve dhe liderëve politik.

“UÇK dhe luftëtarët e saj luftuan, dhanë djersen, gjakun dhe shëndetin e tyre disa mijëra luftëtarë e dhanë jetën e tyre për lirin e popullit shqiptar nga thundra pushtuese serbe, luftuan për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, luftuan për ta bërë vendin ton një shtet serioz, shtet i drejtë, i njëjtë për gjithë qytetarët e saj në çdo aspekt”, shkruan Miftari.

Ai pyet se a luftuan për lirinë dhe shtetin apo për me ia rritë luksin profiterëve të luftës.

 

Shkrimi i plotë:

A duhet të dënohet lufta e drejt e UÇK-së bashkë me përfituesit e devijuar të pas luftës, apo të dallohen dhe të dënohen përfituesit në emër të saj?

UÇK dhe luftëtarët e saj luftuan, dhanë djersen, gjakun dhe shëndetin e tyre disa mijëra luftëtarë e dhanë jetën e tyre për lirin e popullit shqiptar nga thundra pushtuese serbe, luftuan për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, luftuan për ta bërë vendin ton një shtet serioz, shtet i drejtë, i njëjtë për gjithë qytetarët e saj në çdo aspekt.

Kur sot e shikon realitetin e hidhur në sy, i dëshpëruar detyrohesh të shash e mallkosh çdo pik djerse e gjaku që ke derdhur gjatë luftës për Kosovën! Po pse? Po, a luftuam ne për lirinë ton, për popullin e shtetin ton apo ishim ushtri mercenar e private që luftuam për luksin e profiterav, komandantëve milionerë që me jua «thye» mirë të bijve të Hashim Thaçit, Isa Mustafes, Sami Lushtakut, Adem Grobovcit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Ramush e Daut Haradinajt, apo çikatve të Lutfi Hazirit, për djemtë e çikat e Agim Veliut, Skender Hysenit, Azem Sylës,Enver Hoxhës, Hajredin Kuçit, Shpend Ahmetit, Blerim Devollit, Xhavit Halitit, Ramiz Kelmendit Milazim Krasniqit, Haki Rugoves…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *