Qeveria merr vendim për ndalimin e organizimit të punëtorive jashtë vendit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që të ndalohet organizimi i punëtorive jashtë vendit, të cilat janë mbajtur nga ministritë, agjencitë dhe njësitë e tjera brenda sistemit ministror.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë gjatë prezantimit se me këtë vendim synohet që të mjetet monetare të mbesin brenda ekonomisë kosovare dhe jo të dalin jashtë saj.

 

Vendimi nuk vlen edhe për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, ka qenë Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka propozuar që të rinovohet kompleksi në Blinajë që sipas tij do të mund të bëhej me pak investime.

“Pastaj takimet e Qeverisë do të mund t’i mbanim në objekt publik”, është shprehur Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *