Lushtaku i reagon Gashit: I patolerushëm lëndimi i ndjenjave të komunitetit më të madh fetar në vendin tonë

Deputeti i -së, Mërgim Lushtaku, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në , Qëndrim Gashi i cili në llogarinë e tij në Twitter kishte publikuar karikaturat e Pejgamberit Muhamed a.s., transmeton Post.

“Publikimi i karikaturave tallëse të Profetit Muhamed dhe pastaj shpërndarja e tyre nga një ambasador i yni është akt i papranushëm dhe një veprim i tillë nxit urrejtjen, mos durimin fetar dhe njëherit prish harmoninë fetare të kultivuar ndër shekuj në popullin tonë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Publikimi i karikaturave tallëse të Profetit Muhamed dhe pastaj shpërndarja e tyre nga një ambasador i yni është akt i papranushëm dhe një veprim i tillë nxit urrejtjen, mos durimin fetar dhe njëherit prish harmoninë fetare të kultivuar ndër shekuj në popullin tonë.

Është i patolerushëm lëndimi i ndjenjave të komunitetit më të madh fetar në vendin tonë.

Secili mund të ketë mendime personale rreth çështjeve të caktuara, mirëpo atyre që ju është besuar përfaqësimi i vendit duhet të kenë kujdes dhe të merren në përgjegjësi për qëndrimet e shprehura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *