Ibrahimovic thumbon Lukakun: Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, por ka një Zot
Zlatan Ibrahimovic zgjidhi dje derbin e Milanit me dy gola dhe i solli fitoren ekipit të tij.
Sot në rrjetet sociale Ibra postoi një foto dhe shkroi: “Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, por ka një Zot”, transmeton lajmi.net.
Me këtë, suedezi thumboi Lukakun, i cili sezonin e kaluar pas fitores 4:2 e deklaroi veten mbret të Milanit dhe shkruajti: “Ka një mbret të ri në qytet”.
Zlatan u hakmor në stilin e tij.
www.al-press.online