Deputeti Rrahmani: Ambasadori Gashi u tall me besimin qytetarë, të jap llogari e të ndiqet penalisht

Deputeti i -së, , përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në , Qëndrim Gashi i cili në llogarinë e tij në Twitter kishte publikuar karikaturat e Pejgamberit Muhamed a.s., transmeton  Post.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris z. Qëndrim Gashi, duhet të jep llogari para institucioneve të vendit për këtë veprim skandaloz. Ministria e punëve të Jashtme, duhet të ndërmarrë menjëherë masa për të tërhequr menjëherë z. Gashi, ai nuk përfaqëson Republike e Kosoves e as interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris z. Qëndrim Gashi, duhet të jep llogari para institucioneve të vendit për këtë veprim skandaloz. Ministria e punëve të Jashtme, duhet të ndërmarrë menjëherë masa për të tërhequr menjëherë z. Gashi, ai nuk përfaqëson Republike e Kosoves e as interesat e qytetarëve të Kosovës.

Nuk duhet të lejohet tallja me besimin e tyre që përfaqëson e që paguhesh nga ata qytetar. Z. Gashi nuk duhet të harroj që përfaqëson një shtet laik me popullsi mbi 90% myslimane.

Reputacioni i përfaqësuesve diplomatik është një nga kriteret ligjore me rastin e përzgjedhjes së përfaqësuesve diplomatik të Republikës së Kosovës. Ky kriter ligjor është i përkufizuar me Nenin 6 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës.

Reputacioni është kategori publike dhe që nënkupton vlerësimin e shtresës së gjërë shoqërore në raport me personalitetin e përfaqësuesit diplomatik.

Në anën tjetër, Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike (1961) ka përcaktuar qartë rolin dhe funksionin e misioneve diplomatike. Në nenin 3 në asnjë nga nënparagrafët të tekstit të Konventës nuk flet për solidaritet përmes ofendimit të një grupi racor, etnik apo religjioz. Qasja e tillë nuk ka fare të bëj me avansimin e marrëdhënieve diplomatike.

Ambasadori duhet të japë llogari për këto shkelje, por edhe për inkriminimin e tij në kryerje të veprës penale të Nxitjes së Përçarjes dhe Mosdurimit, e sanksionuar me Nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *