Emrat/ “U vranë me urdhër të tij”, Ibrahim Kelmendi ishte akuzuar për vrasjen e këtyre zyrtareve të LDK-së

“Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdari duhet të jenë vrarë kur filluan të rrebelohen kundër Ibrahim Rugovës!”, është kjo deklarata skandaloze e Ibrahim Kelmendit, njëri nga ish udhëheqësit e Lëvizjes Popullorë të Kosovës.

Deklarate kjo që nxiti shumë reagime në Kosovë. Por kjo nuk është hera e parë që Ibrahim Kelmendi deklarohet kështu për njerëzit e vrarë të Ibrahim Rugovës.

Madje ai ishte thënë se ‘do të ishte krenarë po ta ishte vrasësi i Ahmet Krasniqit”.

“Ramadan, shqip e shkurt: fatkeqësisht nuk kam bërë as plan për të vrarë shqipfolësa! Do të isha krenar po të kisha sadopak kontribut konkret në vrasjen e Ahmet Krasniqi, akoma më shumë po ta kisha vrarë vet, sepse aty e tutje FARKU nuk dërgoi më brigada diversante në Kosovë, si gjatë verës 1998, për të bërë krime monstruoze kundër shqiptarëve dhe për ta luftuar UÇK-në për interesa të Serbisë pushtuese”, kishte shkruar Kelmendi kohë më parë.

 

Por, dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Shkumbin Mehmeti e kishe akuzuar rëndë Ibrahim Kelmendin.

Madje Mehmeti e kishte akuzuar Kelmendin se është organizator i vrasjes së ish deputetit të LDK-së, Smajl Hajdarajt, për të cilin Kelmendi thotë se u vra pasi u rebelua kundër Rugovës.

Mehmeti kishte thënë se ka qenë pjesë ë një grupi kriminal, i formuar nga vëllezërit Kelmendi.

“Grupi është formuar në fund të vitit 2001, kur unë s’kam qenë pjesë e tij. Është themeluar prej Qerim dhe Ibrahim Kelmendit. Këta janë vëllezër. Ibrahimi është themelues i LPK-së. Pas një kohë, ky grup e ka marr edhe përkrahjen e “(Emri dëgjohet me tingullin biiiiipp)”, jo menjëherë. Qerimi ka shkuar, ka folur personalisht me “emri dëgjohet me tingullin biiiiipp)”, pasi këta i kanë kryer disa vrasje, mandej Qerimi, (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp)” me udhëzime të Agron Sylejmanit ka shkuar te (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp) për të marr përkrahjen e tij për të vazhduar me vrasje tjera. Vrasjet e para janë kryer me urdhër të Ibrahim Kelmendit, madje, vrasjet e tjera që kanë filluar në fillim të 2003-tës, kanë filluar me përkrahjen, jam i bindur për atë që e them, kam informacione të sakta me përkrahjen e (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp)”, kishte rrëfyer Mehmeti.

Mehmeti kishte treguar se vrasjet e Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ilir Selimajt dhe Sebahate Tolajt, janë kryer nga grupi i udhëhequr nga Kelmendët.

 

“Fillimisht, vrasja e Smajl Hajdarit që është kryer me urdhër të tij, edhe ka ndërhyrë në konfliktin që ka qenë në mes së familjes, Elshani dhe Kelmendi. Është një konflikt që është shumë i hershëm edhe ky grup në vazhdimësi e ka përkrahur familjen Elshani. Kur e ka marr përkrahjen e (emri dëgjohet me tingullin biiiiipp), ka ndodhur vrasja e Tahir Zemajt, Ilir Selimajt dhe Sebahate Tolajt. Nuk mund të them sa saktësisht, janë më shumë raste se persona munden me qenë shumë, që unë personalisht kam informacion të dorës së parë se ky grup i ka kryer. I tregova disa emra: Ilir Selimaj, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Sabahate Tolaj. Nuk po hi në të tjerat. Është tentim vrasja e Ramiz Muriqit”, kishte deklaruar në rrëfimin e tij dëshmitari Shkumbin Mehmeti.

Kurse, Ibrahim Kelmendi i kishte mohuar të gjitha këto akuza, duke e fajësuar presidentin Thaçi.

““Vrasësi Shkumbin Mehmeti – dëshmitar i mbrojtur, xhihadist mercenar ose kondom i xhavitëve, hashimëve e batonëve? Koha kur ka zgjedhur Baton Haxhiu për të emetuar “intervistë ekskluzive” me Vrasësin Shkumbim Mehmetin, i dënuar si vrasës i policëve, dëshmitar i mbrojtur, i shpërfytyruar në xhihadist, është një dëshmi shqetësuese se rreziku për komplotin në tentativë kundër “Gjykatës speciale” ende nuk është tejkaluar”, kishtë thënë në atë kohë Kelmendi.

Se Kelmendi është i përfshirë në vrasjen e Smajl Hajdarajt e thotë edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

 

“Në këtë propagandë Ibrahim Kelmendi e paska përmendur edhe vrasjen e Smajl Hajdarajt. Por, në Pejë dhe në mbarë Dukagjinin flitet se vrasësit e Smajl Hajdarajt, pas aktit kriminal ishin strehuar në shtëpinë e vëllaut të tij Qerim Kelmendit. Pra Ibrahim Kelmendi, po ky që vërtitej poshtë e përpjetë Tiranës gjatë luftës si ai “seni n’darsëm”, me parat e mërgimtarëve bënte qejf bordeleve të Tiranës, dhe survionte njerëzit e LDK-së dhe bashkëpunëtorët e ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Ky Ibrahim Kelmendi që me milionat e mërgimtarëve, u kthye në Kosovë pa i dhënë askujt asnjë llogari se ku i shpenzoi dhe për çfarë djersën dhe gjakun e mërgimtarëve tanë, nga të cilat jetonte si mbret, herë në Pejë e herë në Tetovë. Pra, Ibrahim Kelmendi më të tilla përgojime, po tenton ta mbrojë vetën nga ish-shokët e tij të “luftes” nga Rogneri dhe te “Vendlindja Thërret për t’mos përfunduar si vëllai i tij”, shkruan ndër tjerash analisti Haziri, përcjellë “Bota sot”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *