Jashari do të propozojë që Krasniqi të shpallet qytetar nderi i Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka postuar foto nga vizita e kampionit në boks, Haxhi Krasniqi, në Kompleksin Memorial Adem Jashari, raporton Gazeta Scanner.
Ai ka thënë se në seancën e radhës do t’i propozojë Kuvendit të Komunës që kampionin e botës Haxhi Krasniqi të shpallim qytetar nderi të qytetit tonë historik, në shenjë mirënjohje e falënderimi për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Takim vëllazëror me kampionin e botës në boks, Haxhi Krasniqi, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, të cilin e urova për arritjen e titullit kampion i boksit në botë dhe e falënderova për nderin dhe respektin e treguar për familjen tonë Jashari dhe familjet e dëshmorëve tjerë të kombit.
Si Kryetar i Komunës në seancën e radhës do t’i propozoj Kuvendit të Komunës që kampionin e botës Haxhi Krasniqi të shpallim qytetar nderi të qytetit tonë historik, në shenjë mirënjohje e falënderimi për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare.
Para mediave deklarova që sportistët tonë si Haxhi Krasniqi, Majlinda Kelmendi e sportistë tjerë janë ambasadorët më të mirë jo vetëm të shtetit tonë por edhe të kombit tonë shqiptar në përgjithësi.

Kampionit tonë i urova shëndet e lumturi tërë jetën!/Scanner/