MPB ndan patentë shoferët e parë ndërkombëtarë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur një ceremoni për ndarjen e patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Patentë shoferët ndërkombëtarë, në këtë ceremoni u janë ndarë tre personave nga Bajram Geci, shefi i kabinetit të Ministrit Agim Veliu.

Sipas MPB-së ky patentë shoferë i mundëson qytetarëve që të drejtojnë automjetin jashtë Kosovës.

Patentë shoferi ndërkombëtar (PSHN)është dokument i nxjerrë sipas kërkesës së palës, i cili i mundëson mbajtësit të tij që ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë Kosovës të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues, sipas Konventës së Vjenës për Trafikun Rrugor, të dt. 8.11.1968. Është një dokument plotësues, i përkthyer në shumë gjuhë, i cili i përshkruan të dhënat nga patenta e shoferit i lëshuar nga institucioni kompetent i shtetit, që ka fotografi të drejtuesit të automjetit dhe të dhëna relevante mbi të drejtën për drejtim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *