Turqia: Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thotë ‘ndal’ Armenisë

Ministria e Punëve të Jashtme Turke dënoi sulmin me raketa të Armenisë në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, në shkelje të armëpushimit, dhe MPJ turke deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i thotë ‘’ okupimit të paligjshëm armen, transmeton Kosova Post.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thuhet, “Ne dënojmë me forcë sulmin me raketa të Armenisë kundër qytetit të dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja, në shkelje të armëpushimit humanitar sot”.

Në vlerësimet e mëposhtme thuhet: Sulmi, i cili u deklarua për të goditur një apartament në Ganja, 100 kilometra larg zonës së konfliktit, vrau 9 civilë dhe plagosi 39 persona, është një shembull i ri i provokimit të administratës armene për të përhapur konfliktin përtej territoreve të okupuara .

“Ky sulm gjithashtu zbulon se nuk mendon për shkeljen e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe nuk e kupton gjuhën e armëpushimit duke vazhduar okupimin e saj të paligjshëm. Këto veprime agresive të Armenisë nuk janë të habitshme dhe janë një pasqyrim i qartë i mentalitetit të zakonshëm pushtues dhe agresiv. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thotë ‘ndal’ okupimit të paligjshëm armen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *