Lushtaku: PDK themelet i ka në gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar sot 21-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, deputeti Mërgim Lushtaku, ka thënë së PDK-ja themelet i ka në gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve.

“Kam nderin që jam pjesë e Partisë e cila ju priu ndryshimeve historike në vend dhe pa të cilën asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk ec përpara”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 21 vjetorin e themelimit të saj.

Partia Demokratike e Kosovës themelet i ka në gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve.

Kam nderin që jam pjesë e Partisë e cila ju priu ndryshimeve historike në vend dhe pa të cilën asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk ec përpara.

Dua t’ju uroj nga zemra të gjithë juve që na mbështetët gjatë këtij rrugëtimi 21 vjeçar dhe juve që vazhdoni të na mbështetni.

Një falënderim të veçantë kam për mbështetësit më të zjarrtë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët janë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës.

Së bashku, shumë shpejtë do të rikthehemi në udhëheqjen e vendit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *