Grabitet një pompë e derivateve në Drenas, nën kërcënimin e thikës

Një grabitje ka ndodhur të preton në mesnatë në një pompe të derivateve në fshatin Sankoc të Drenasit.

Policia njoftoi se punëtorit që po punonte në këtë pikë të pompës se derivateve i janë vjedhur një shumë e parave.

 

Për të arritur qëllimin, grabitësi ka përdorur një thikë.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin ditorë të policisë së Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *