Selmanaj, deputetit të VV-së: Mos gënje, s’kam paguar 280 dollarë për sendvich në Uashington

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ai ka kërkuar zgjedhje të reja derisa ndër tjera akuzoi për keqpërdorim të parasë publike.

Ai ka thënë se në Uashington u harxhuan shumë para kur delegacioni i Kosovës shkoi në Shtëpinë e Bardhë.

E shpejtë ishte kundërpërgjigjja e Selmanajt.

“Mos gënje. Është prej delegacioneve që më së paku shpenzime ndonjëherë në historinë e politikanëve që kanë udhëtuar jashtë. Nëse keni mëndu se ne duhet me shku në Uashington edhe me flejt jashtë e keni shumë gabim. Kemi shku në klasë ekonomi me biletat më të lira”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *