Kollçaku, Zemajt: E ke gënjyer publikun – turp për një ministër si ti!

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj se ajo nuk dha asnjë kontribut në këtë kohë pandemie.

Ajo e akuzoi Ministrin e Shëndetësisë se po gënjen me deklaratat e parathëna, njofton Klan Kosova.

”Për hirë të një pjese të familjes që nuk e dijnë për një diagnozë që e kam kalu – kam mund të kërkoj gjithë kohën për të mos punuar asnjë ditë se kategoritë janë liruar”.

”E ki gënjy publikun. Turp për një ministër, sepse ju nuk keni lejuar të paguhen të shtunë e diel”.

”Unë vetëm se jam epidemiologe nuk kam kërkuar pushim papagesë. E treta kom punu dhe çdo cent e kam meritu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *