Rudina Hajdari: Në këtë sallë bëhen pazare, nuk lëviz nga foltorja pa u ndërprerë seanca!
Deputetja Rudina Hajdari ka ngritur zërin ndërsa foli në Kuvend duke kërkuar që seanca e sotme plenare të ndalet pasi e konsideroi si të turpshme.
“Në këtë sallë bëhen vetëm pazare, ata e dinë shumë mirë që shumica e jush bëjnë pazare dhe më pas e shesin veten si patriotë. Ka qenë kjo sallë plenare ku në vitin 92 ju i premtuat shqiptarëve që do të dënonit krimet e komunizmit, dhe nuk e bëtë këtë gjë.
Unë jam me ata shqiptarë që sot janë të zhgënjyer, ka qenë kjo sallë kur ju i thatë shqiptarëve në 96 futini paratë në skemat piramidale, dhe i çuat në përplasjet më të mëdha. Ju i mashtruat shqiptarët! Ka qenë kjo sallë me të njëjtët njerëz, kur iu thatë shqiptarëve që do ua kthenit paratë, dhe ju i mashtruat, kjo sallë ka qenë, që i mashtroi shqiptarët. Unë sot jam me ata shqiptarë që janë të zhgënjyer prej jush.
Janë këta njerëz, kjo sallë që iu ka thënë shqiptarëve që në vitin 2001, se do i fusnin në BE shqiptarët, pse siua keni bërë shqiptarëve këtë, ka qenë kjo sallë, që vazhdon të bëjë premtime të tjera, 2020 ka ardhur dhe ju vazhdoni me premtime boshe.”