Pakënaqësitë e Nismës dhe AAK-së, Isa Mustafa thotë se koalicioni nuk është në rrezik

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po thotë se deklaratat e ministrit të Nismës, Skënder Reçica, rreth planifikimit buxhetor, nuk e rrezikojnë Qeverinë Hoti.

Isa Mustafa nuk po i sheh si rrezik për prishje të koalicionit deklaratat e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe deklaratat e partnerëve në përgjithësi të LDK-së në Qeveri.

 

Mustafës, kjo është dekaratat si ajo e ministrit Reçica kërkojnë përgjegjësi dhe bashëpunim.

“Nuk shoh rrezikim të Qeverisë nga kërkesa të tilla, por më tepër përgjegjësi dhe bashkëpunim”, ka deklaruar i pari i LDK-së për Express.

Ndërkohë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, të dielën ka thënë se Qeveria i ka injoruar kërkesat e Nismës.

Ai ka treguar se Nisma nuk e ka votuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara për vitin 2021-23, për shkak se ekzekutivi nuk i ka përfshirë Nismat Ligjore të MPMP-së në kornizë.

Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.

Reçica ka thënë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.

“Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa u përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë”.

“Bëhet fjalë për reformën pensionale, Ligjin për Pushimin e Lehonisë, Ligjin e Punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar. Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, ka deklaruar Reçica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *