Osmani: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ka thënë se ajo ka bërë thirrje qysh moti që të gjithë t’i kthehen popullit.

Osmani ka thënë se po të pyetej ajo, kjo qeveri nuk do të formohej fare, sepse është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

 

“Sikur të merrej parasysh qëndrimi im, kjo qeveri nuk do duhej të formohet fare sepse nuk është vullnet i qytetarëve dhe unë vazhdimisht kam bërë thirre që të gjithë të kthemi te populli”, ka thënë Osmani.

Osmani e ka cilësuar si fragjile këtë qeveri, ndërsa ka thënë se për mocionin e iniciuar nga Vetëvendosje nuk kanë diskutuar ende.

Osmani ka thënë se raportimi i kryeministrit për 100-ditëshit është paraparë të jetë më 9 shtator, ndërsa që do të ketë seancë edhe me 10 shtator.

Të enjten do të kemi votimin për vlerat e UÇK-së rimëkëmbje, dialogun me Serbinë dhe masat e përkohshme. Janë këto pesë pika ku nuk ka pasur vota të mjaftueshme”.

Ajo tha së do të kenë edhe seancë të re plenare dhe do të përfshijë ratifikimin e dy marrëveshjeve të Kosovë dhe Italisë dhe marrëveshje ndërmjet Republikës  së kosës dhe BE-së.

Ajo tha se përgjegjësia është te kryeministri, sepse nuk po mund t’i bëjnë 60 vota për t’i votuar këto ligje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *