Klopp tërthorazi ia bën me dije Shaqirit: Largohu!

Duket se largimi nga Liverpool është i paevitueshëm.

Xherdan Shaqiri nuk po arrin asesi të gjejë sadopak minuta në formacionin e Jurgen Klopp, kuptohet këtu flasim për ndeshje të Premier Ligës, pasi futbollisti nga Zhegra regjistroi javën e kaluar një paraqitje ndaj Lincoln, në kuadër të EFL Cup, ku edhe shënoi një gol tejet të bukur, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, koha nuk punon për të, derisa ishte vetë shefi i shtabit teknik te “The Reds”, që tërthorazi ia bëri me dije Shaqirit që të largohet.

“Nuk mund dhe nuk dua të them asgjë për këtë. Ajo që mund të them është se ai nuk është i dëmtuar dhe nuk është jashtë për arsye disiplinore.

Është një periudhë e vitit kur një trajner merr disa informata, atëherë unë duhet të reagoj për këtë”, tha mes tjerash tekniku gjerman.

Një sinjal i qartë ky për përfaqësuesin zviceran, të cilit nuk i ka mbetur tjetër zgjidhje, vetëm ndryshim ambienti dhe zbritje e pagës, pasi skuadrat e interesuara për shërbimet e tij nuk janë të gatshme të ta paguajnë aq sa fiton në “Anfield”, pra diku 6 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe bonuset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *